Siti dominon dhe fiton me lehtësi ndaj Uest Ham (VIDEO)

Mançester Siti ka shënuar fitore më se të merituar 2:0 ndaj Uest Hamit në ndeshjen e fundit të javës së 26 në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e Pep Guardiolës e dominuan totalisht këtë takim dhe në fund me meritë shtuan edhe 3 pikë të reja në konton e tyre.

Gabriel Hesus pati dy raste të pastra brenda 30 minutave të para, por i vetëm përballë portierit Fabianksi, braziliani nuk arriti të shënojë.

Atë që nuk e bëri Hesus, e bëri Rodri, i cili në minutën e 30-të kaloi në epërsi Sitin.

Pas një krosimi perfekt të Kevin De Brujne, spanjolli me kokë arriti të mposht portierin kundërshtarë.

Me rezultatin 1-0, u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 62-të, De Brujne shënoi edhe golin e dytë për “citizens”, duke vendosur rezultatin final të sfidës.

Leave a Reply