Mbrojtësi i Lacios imiton Luis Suarezin, kafshon futbollistin kundërshtarë (VIDEO)

Mbrojtësi i Lacios, Patric, ka bërë një gjest të shëmtuar në humbjen 2:1 të skuadrës së tij në udhëtim te Leçe.

Spanjolli është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 90’ të ndeshjes, pasi kafshoi Xhulio Donatin.

Patric u dërgua jashtë pasi gjyqtari mori sinjalizim nga VAR, për kafshimin që i bëri Donatit, shkruan lajmi.net.

Tani i mbetet komisionit disiplinor të Serie A për t’i dhënë dënimin e merituar spanjollit.

Leave a Reply