Futbollisti i Totenhamit, Dele Alli falë golit të shënuar në ndeshjen e së shtunës kundër Bërnlit, ka arritur një rekord të pabesueshëm, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj të futbollit anglez.
Goli i shënuar nga penaltia ndaj Bërnlit për Dele Alli ishte i 50-ti në Premierligë, duke u bërë kështu mesfushori më i ri anglez që ka arritur këtë numër të golave, edhe atë vetëm si 23-vjeçar e 331 ditë.
⭐️Youngest English midfielders to reach 50 @premierleague goals
23y 331d Dele Alli
26y 181d Frank Lampard
26y 186d David Beckham
27y 47d Paul Scholes
27y 192d Steven Gerrard pic.twitter.com/lP9aE9yy0D— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) March 7, 2020
Në këtë mënyrë ylli i Totenhamit la pas vetes emra të njohur të futbollit anglez, si Frank Lampard, Poll Skolls, Stiven Zherard dhe Dejvid Bekam.
| Mosha e mesfushorëve anglezë që kanë shënuar 50 gola në Premierligë: |
| Dele Alli – 23 vjeç e 331 ditë |
| Frank Lampard – 26 vjeç e 181 ditë |
| Dejvid Bekham – 26 vjeç e 186 ditë |
| Poll Skolls – 27 vjeç e 47 ditë |
| Stiven Zherard – 27 vjeç e 192 ditë |
