Renova luan ndaj KF Vardarit, apo KH Vardarit!?

Renova sot në kuadër të javës së 22-të në Ligën e Parë e Futbollistike të Maqedonisë së Veriut në Tetovë do të mirëpret Vardarin, në një nga ndeshjet më interesante të javës, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë për personat përgjegjës që menaxhojnë faqen zyrtare të klubit tetovar në rrjetin social në “facebook”, skuadra e tyre sot pritet të luajë me KH Vardar.

Këtë më së miri e dëshmon edhe fotoja në fjalë, të cilën e kishin publikuar fillimisht, që më pas të përmirësojnë gabimin dhe të vendosin logon e saktë të KF Vardar dhe jo të Klubit të hendbollit që mbanë emrin e njëjtë.

Ndeshja Renova – Vardari starton në ora 13:00 dhe e njëjta do të transmetohet drejtëpërdrejtë në “Arena Sport” dhe TVM1.

➡️RENOVA vs VARDAR 🗓08.03.2020🕓13:00🏟Stadiumi i Qytetit-Tetovë ❗️Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut…

Публикувахте от K.F Renova в Петък, 6 март 2020 г.

 

 

 

 

Leave a Reply