Futsal, mësohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës

Sonte në futsalin vendor në program ishin 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

E gjithë vëmendja ishte përqëndruar në Valandovë, aty ku mejdanin ndanin dy skuadrat e para në tabelë, KMF Proekt Ciko si dhe skuadra kampione në fuqi, por njëherit edhe lideri i sezonit aktual Futsal Shkupi.

Edhe pse në rolin e mysfairit, “bardhekaltërit” nga Çairi zhvilluan një super ndeshje, duke arritur në fund një fitore të madhe 5:3 dhe duke siguruar një përballje me Zhelezarecin, skuadër kjo që në anën tjetër eliminoi Crna Rekën, duke e mundur në Kavadar me rezultatin 6:2.

Futsal, rezultatet e ndeshjeve çerekfinale të KupësKMF Porekt Ciko 3️⃣:5️⃣ Futsal ShkupiKratovo 4️⃣:4️⃣ (1️⃣:2️⃣…

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 10 март 2020 г.

Ndeshja midis Futsal Shkupit dhe Zhelezarecit do të zhvillohet në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava, ndërsa do të jetë kjo një reprizë e finales së vitit të kaluar, kur skuada nga Çairi në Kavdar kishte shënuar fitore 7:2.

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Futsal Karadaku dhe KMF Klimi. Që të dyja skuadrat në gjysmëfinale kaluan falë ruletit të penaltive, ndërsa me fitoret e sontme, që të dyja skuadrat shkruajtën histori, duke arritur për herë të parë një sukses të tillë.

Skuadra nga Likova e Kumanovës si mysafir me rezultatin  e përgjitshëm 6:5 mundi Kratovën, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me shifrat 4:4 (2:1 për Karadakun në ruletin e penaltive), ndërkohë KMF Klimi në Veles kishte triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 6:4 (3:1 në ruletin e penaltive), pasi ndeshja në 40 minutat e rregullta ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 3:3.

Futsal, ndeshjet çerekfinale të Kupës

KMF Porekt Ciko 3:5 Futsal Shkupi
Kratovo 4:4 (1:2 pen.) Futsal Karadaku
Kegi Mobi 3:3 (1:3 pen.) KMF Klimi
Crna Reka 2:6 Zhelezareci

Leave a Reply