Andrea Pirlo trajner i Juventusit!?

Andrea Pirlo po projektohet si trajneri i ri i Juventusit. Si një regjisor në mesfushë kur luante futboll aktiv, besohet shumë se italiani mund të ecë në hapat e Pep Guardiolas dhe Zinedine Zidane.

Barcelona dhe Reali i Madridit ndoqën një rrugë me këta dy trajnerë, duke u besuar fillimisht ekipin dytë. Më pas sukseset e spanjollit dhe francezit i dinë të gjithë me klubet e tyre në Spanjë.

Një gjë të tillë sipas asaj që raporton “La Stampa” po e mendon edhe Juventusi.

Pirlo sezonin e ardhshëm mendohet të marrë drejtimin e ekipit të dytë dhe më pas në të ardhmen mund të shikohet nëse ka potencialin për të marrë përsipër bardhezinjtë. Fillimisht gjithçka do të nisë nga Juventusi U23, pjesë e së cilës skuadër është edhe reprezentuesi shqiptarë, Xhiakomo Vrioni.

 

Leave a Reply