Bejtullai nuk ka frikë nga Muriqi dhe Rashica

Kosova njihet për fazën e saj të “frikshme” ofanzive me lojtarët si Muriqi, Rashica, apo edhe të tjerët. Megjithatë, Bejtullai nuk iu frikësohet sulmuesve të Kosovës, me të cilët do të ketë punë gjatë lojës.

“Respekt do të kem, por frikë nuk e kisha thënë. Mendoj se fjala frikë nuk duhet të përdoret në këtë rast, sepse është futboll dhe secili hyn me pretendimet për t’i shfrytëzuar anët e veta më të forta. Sigurisht, jo vetëm Muriqi e Rashica, por edhe lojtarët tjerë të Kosovës posedojnë cilësi të lartë dhe këtë e dëshmojnë kudo që luajnë. Por, jam i bindur se edhe ne i kemi cilësitë tona. Fusha do të tregojë se cila përfaqësuese në këtë moment qëndron më lartë. Gjithsesi, besoj në një ndeshje për t’u shijuar”, – ka thënë Bejtullai në një prononcim për “Gazeta Express” të Kosovës.

Ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është paraparë të luhet më 26 mars në Shkup, pa praninë e shikuesve.

UEFA do të vendosë përfundimisht nesër nëse do të shtyhet apo jo kjo lojë.

Leave a Reply