Panuçi merr në Kombëtare kërçovarin Valon Ahmedi

Trajneri Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi ka shpallur listën me futbollistit që do t’i ketë kundër Lihteshtejnit dhe Maqedonisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.

Panuçi për këto dy ndeshje ka ftuar futbollist të rinjë që skanë qenë më parë të përfshirë në Kombëtare, ndërsa në mesin e tyre është edhe futbollisti kërçovar Valon Ahmedi, i cili aktualisht luan për skuadrën e Mariborit.

Përveç Ahmedit, emrat të rinjë janë edhe Hysen Memolla dhe Ivan Balliu. Shqipëria ndeshjen e parë e luan ndaj Lihteshtejnit në “Elbasan Arena’ me 2 shtator, ndërsa të dytën me Maqedoninë në Strumicë me 5 shtator.

Leave a Reply