Bundesliga nuk kthehet së paku deri më 3 prill

Futbolli në Gjermani është ndërprerë edhe përfundimisht. Bundesliga kishte planifikuar që ndeshjet e kësaj fundjavë të luheshin pa tifozë, por për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit, u detyruan të shtynin ndeshjet deri në një njoftim të dytë.

Kështu gjatë ditës së sotme numri një i Bundesligës, Kristian Seifert, tha: “Kampionati nuk do të rikthehet deri më 3 prill. Me datë 30 mars, do të diskutojmë sërish për të dhënë një njoftim të dytë”.

Data 3 prill është përcaktuar për rifillimin e kampionatit edhe në Premierligën angleze, por me përhapjen e Koronavirusit që nuk duket se do të ndalet, mund të ketë njoftime të dyta.

Leave a Reply