Shpresat e Kosovës “turpërohen” nga Norvegjia

Përveç përfaqësueses ‘A’ të Kosovës që u mposhtë një ditë më herët nga Turqia me rezultat të thellë 1:4 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018, mbrëmë edhe përfaqësuesja U21 në kualifikimet e europianit 2019 u deklasua nga Norvegjia me shifra 5:0.

Morten Thorsby, Kristoffer Ajer, Birk Risa, Erlend Reitan dhe Andreas Hanche-Olsen ishin golashënuesit e Norvegjisë që prinë në grupin e pestë me 3 pikë sa ka edhe Irlanda. Kujtojmë që Kosova e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, ku nga loja u përjashtua Besfort Kolgeci. Për përfaqësuesen U21 të Kosovës kjo ishte disfata e dytë, pasi më herët u mposht me rezultat minimal 1:0 nga Irlanda.

Leave a Reply