ZYRTARE: Valbuena nënshkruan me Fenerbahçen

Fenerbahçe ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës, duke angazhuar reprezentuesin francez, Matju Valbuena. Mesfushori shtatëshkurtë në Stamboll vjen nga rradhët e Lionit, ndërsa me Fenerbahçen ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Shuma e transferimit të Valbuenës kap shifrën prej 4 milion euro, ndërsa nga tabori i skuadrës së njohur turke njoftojnë se janë në rrugë të mirë për të angazhuar edhe një futbollist tjetër nga Franca, fjala është për Nabil Dirar të Monakos.

Bisedimet për transferimin e marokenit në Stamboll janë në përfundim e sipër, ndërsa mediat në Turqi raportojnë se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje edhe me futbollistin e Trabzonsporit, Mehmet Ekiçi, i cili njëherit mbron edhe ngjyrat e Kombëtares turke.

Shumë fare pranë transferimit te skuadra e Fenerit është edhe portieri kamerunas i Malagas, Idriz Karlos Kameni.

Leave a Reply