Talenti Orhan Emini që synon të rritet në hendbollist cilësor! (VIDEO)

Në kohën kur hendbolli i Maqedonisë sërish ngritet në piedestalet më të larta në suaza ndërkombëtare si asnjë sport tjetër kolektiv në Maqedoni, është shumë i natyrshëm interesi i opinioninit dhe të rinjëve për këtë sport. Është interesant fakti se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë të përfshirë në përfaqësueset e Maqedonisë, por edhe te klubet që kanë arritur suksese të mëdha në hendboll, fillimisht Kometal Gjorçe Petrov në konkurencë të femrave e më vonë Metalurgu dhe Vardari, duke dhënë përshtypjen se interesi jonë për këtë sport është shumë i vogël. Dhe në fakt ashtu ndoshta edhe ka qenë në të kaluarën, deri sa punohet intenzivisht të ndryshohet e ardhmja.

Për të thyer këtë mungesë evidente të shqiptarëve në sportin e hendbollit, intenzivisht është duke punuar Klubi i Hendbollit Rinia nga Shkupi, që bën gara në Ligën e Parë të Maqedonisë, që është kategoria e dytë e hendbollit vendor. Në përbërje të kësaj skuadre përpos disa hendbollistëve kualitativ dhe me përvojë, pjesë të rëndësishme mbulojnë talentët e rinjë dhe shumë perspektiv. Do të veçojmë në këtë rast Orhan Eminin, djalosh i ri nga Shkupi, që me paraqitjet që po tregon paralajmëron karrierë të ndritur. Emini ka filluar të merret me këtë sport nga viti 2008 në moshën 15 vjeçare, ndërsa tani më këtë sport e shikon me seriozitet maksimal në drejtim të vazhdimit të ngritjes së tij.

“Me këtë sport mirrëm 8-9 vite. Është sport luftarak dhe dinamik. Mirrem edhe me angazhime tjera normal, por hendbolli është diçka që e kam në zemër dhe nuk mundem ta lë aq lehtë”, deklaroi Emini.

Emini është pjesë e rëndësishme e KH Rinia që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë, ndërsa njëjtë si gjithë anëtarët tjerë të kësaj skuadre, dëshira e zjarrtë e tij mbetet ngjitja me skuadrën e tij në rangun më të lartë, Superligë, para se të tentojë të shijojë diçka të re në karrierën e tij.
“Dëshira parë kishte qenë të hyjmë në Superligë bashkë me klubin tim. Unë personalisht kisha dashur të luaj në Superligë, por më tutje edhe në ekipet evropiane”, tha Emini.

E ardhmja mbetet për tu parë dhe Emini pretendon të ngritet edhe më lartë si hendbollist, por paraqitjet e mira në periudhën që lënë pas kanë rezultuar me ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë, që për shkupjanin e ri paraqet një satisfaksion të madh.

“Po është një ndjenjë e pa përshkruar, pasi të luash për Kombëtaren shqiptare do të thotë je një lojtar që me të vertetë që vlenë”, tha Emini.

Angazhimet e para të Eminit me Kombëtaren e Shqipërisë do të jenë në Kamponatin Evropian për përfaqësueset në zhvillim, i cili do të mbahet nga 12 deri 18 qershor në Bullgari. Paraqitjet në këtë turne pritet të jenë hapi i rradhës drejt avansimit të Orhan Eminit në skenën ndërkombëtare, ndërsa nëse zhvillohet me intenzitetin e deritashëm, me të drejtë nga ai pritet karrierë e ndritur.

(Kronikë e huazuar nga TV Shenja)

Leave a Reply