Dortmundi thyen “karantinën”, prej nesër nisin stërvitjet

Skuadra e njohur gjermane e Borusia Dortmund ka “thyer” karantinën. Futbollistët “verdhezi” do të rifillojnë me stërvitje gjatë ditës së nesërme.

Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirusit, futbollistët e Dortmundit do të stërviten në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik.

Futbollisti më i ri në rradhët e Dortmundit, turku me pasaportë gjermane,  EmreXhan është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë.

“Në dy javët e fundit ne kemi qenë të detyruar të punojmë me biçikleta shtëpie, stërvitje në pesha dhe gjimnastikë. Do të dëshiroja të rinisnim kampionatin brenda disa ditësh, por e di që është akoma larg dhe se është e nevojshme të jesh i durueshëm. Puna në grupe të vogla do të na bëjë mirë në ditët në vijim. Nëse qëndrojmë të fortë së bashku, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë dhe gjërat do të përmirësohen.” – u shpreh mesfushori i Borusia Dortmund.

Leave a Reply