Futbolli spanjoll sërish në zi

Vetëm 24 orë pas vdekjes së 14-vjeçarit Kristijan Minholla, Atletiko Madridi ka njoftuar edhe për vdekjen e futbollistit të tyre legjendarë, Hoze Luis Kapon Gonzales.
Ish mbrojtësi i “jorganxhinjëve” ndërroi jetë në moshë 72-vjeçare, duke humbur luftën me sëmundjen e pankreasit.

Kapon pjesë e Atletiko Madridit ishte për një dekadë të plotë (1970-1980), ndërsa gjithashtu kishet luajtur edhe me Burgos dhe Elçe.

Ai gjatë karrierës së tij kishte fituar dy tituj kampion në La Liga, njëherë kishte fituar Kupën e Mbretit, ndërsa edhe njëherë kishte fituar Kupën InterKontinentale.

Në vitin 1974 Kapon ishte pjesë e finales së Kupës së Kampionëve Europian, ku Atletiko Madridi kishte humbur në ndeshjen e kthimit 4:0, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur me barazimin 1:1.

Leave a Reply