Tronditet bota e futbollit, vritet futbollisti 20-vjeçar

Një lajm tronditës për botën e futbollit na vjen nga Ekuadori, aty ku është vrarë një futbollist brenda në shtëpinë e tij.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Edvin Espinoza, i cili aktivizohej me skuadrën ekuadoriane Guayaquil. Ai ishte vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur Espinoza si shumë të tjerë ishte i izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së Kornavirusit.

Lajmi tronditës është komunikuar edhe nga vetë klubi i Espinozas, Guayaquil, teksa policia është në kontakte me familjen e futbollistit tashmë të ndjerë, për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të bëjnë të mundur arrestimin e personit apo personave që kishin gisht në këtë rast.

Leave a Reply