Besnik Hasi çdoherë gati për të drejtuar Kosovën!

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të afërt të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Në një intervistë dhënë emisionit “Sporti Total” në KTV, trajneri aktual i skuadrës arabe të Al Raed, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës, që sipas tij ka një të ardhme të ndritur.

“Me Kosovën nuk kam pasur kontakt asnjëherë, të paktën nga ana ime nuk ka pasur asnjëherë. Kosova ka një trajner të shkëlqyer që ka bërë punë të madhe me ekipin e Kosovës. Në futboll gjithmonë je i varur nga momenti se je i lirë ti apo a kërkohet profili juaj. Janë disa parime, por dëshira është gjithsesi e pranueshme për mua. Nëse vjen ai moment, ishalla vjen, gjithnjë do të jem i gatshëm”, – është shprehur Besnik Hasi.

Kujtojmë që disa vite më parë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i kishte bërë ofertë 48-vjeçarit nga Gjakova për të marrë drejtimin e Kombëtares “kuqezi”, po atë kohë Hasi kishte refuzuar një gjë të tillë.

Leave a Reply