Pas Arsenalit edhe Totenhami nis me stërvitje

Pas Arsenalit, ditën e sotme në fushën e stërvitjes doli edhe skuadra tjetër londineze, Totenhami. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Hoze Murinjo dhe përgatitësit atletikë, kryen ushtrime fizike në distancë nga njëri-tjetri, siç është e parashikuar në protokoll.

Vihej re prania në seancë e kapitenit dhe sulmuesit kryesor të “Spërsave”, Hari Kejn, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin që e mbante prej muajsh jashtë fushave dhe pritet të jetë i gatshëm për sprintin final të sezonit.

Totenhami do të provojë me çdo kusht arritjen e një vendi në zonën e Ligës së Kampionëve dhe duket se ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin e duhur për skuadrën e Murinjos, pasi portugezi po përballej me dëmtime të shumta në repartin e sulmit.

Megjithatë me rikuperimin e Kejn dhe Hueng-Min Son, reparti i avancuar mund të quhet i kompletuar dhe portugezi do ta ketë më të lehtë të udhëheqë të tijtë drejt vendit të katërt të renditje.

Leave a Reply