Futbollisti titullarë i Atletiko Madridit rezulton pozitiv me “Covid-19”

Numri i futbollistëve të infektuar me koronavirus, vazhdon të rritet. Rasti i fundit vjen nga Spanja, më saktësisht nga klubi i Atletiko Madrid.

Kontrollet mjekësore kanë rezultuar pozitive për Renan Lodin.

“Globo Esporte” raporton se 22-vjeçari brazilian nuk ka patur simptoma serioze. Mbrojtësi i majtë u shqetësua pas disa problemeve në frymëmarrjen, lajmëroi klubin, bëri testin dhe përgjigja rezultoi pozitive, lajm që konfirmohet edhe nga e përditshmja madrilene, “AS”.

Renan Lodi do të qëndrojë 10 ditë në karantinë dhe më pas do të bëjë testin e radhës. La Liga është menduar të nisë me datë 20 qershor, teksa skuadrat janë rikthyer në stërvitje me përgatitje individuale.

 

Leave a Reply