Arsenali dhe Interi vijnë me një shkëmbim të madh

Arsneali dhe Interi janë gati për të kryer një ndër shkëmbimet më të mëdha viteve të fundit në futbollin europian.

“Tuttosport” raporton se Mauro Ikardi i është ofruar Arsenalit si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Pier Emerik Obamejang drejt Milanos.

Obamejang me Arsenalin ka kontratë deri verën e vitit 2021, ashtu që klubi londinez mund të detyrohet ta shesë atë në vend që të rrezikojë ta humbasë falas sezonin e ardhshëm.

Kjo ka ngritur mundësinë e një marrëveshje shkëmbimi me Interin, i cili është i interesuar për një shkëmbim kokë më kokë me sulmuesin nga Gaboni.

Ikardi nuk ka të ardhme te Interi dhe pavarësisht se ka bërë përshtypje gjatë huazimit te Paris Sen Zhermen këtë sezon.

27-vjeçari ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje, ndërsa Obamejang ka shënuar po aq gola, por në një ndeshje më shumë se argjentinasi.

Obamejang është lidhur me një transferim te Barcelona, ndërsa Ikardi pëlqehet nga Juventusi dhe Napoli.

Leave a Reply