Heung-min Son largohet nga ushtria jugkoreane si më i miri

Ylli i Totenhamit, Heung-min Son, ka përfunduar shërbimin ushtarak në vendin e tij të lindjes, në Korenë e Jugut.

27 vjeçari ka qenë i detyruar që për tre javë të shërbejë në ushtrinë  Koresë së Jugut, në bazë të ligjeve të vendit të tij.

Shërbimi në ushtri është i detyruar në këtë shtet, por Son, pas suksesit të arritur në Kupën e Azisë, ka qenë i liruar nga shërbimi që ndjekin të gjithë, duke u detyruar në vetëm tre javë.

Son gjatë shërbimit, ka ndjekur disiplinë të rreptë, që nga oraret, deri te mënyra e stërvitjes. Ai ka bërë ngjitje malore, ecje të gjata, vrapime, teste simultane të luftës, si dhe ka mësuar të gjuajë me armë.

Gjithçka e ka bërë më së miri dhe Son është dekoruar si ushtaraku më i mirë i njësisë së tij.

Tashmë Son i duhet të rikthehet në Angli, për t’iu bashkuar Totenhamit në stërvitje, me shpresën se pjesa e mbetur e sezonit do të vazhdojë.

Leave a Reply