Lionel Messiiiiiii …..shpërthen festa në “Kamp Nou” (VIDEO)

Barcelona sërish ka kaluar në epërsi në përballjen derbi ndaj Realit të Madridit, kësaj rradhe me golin e shënuar nga ylli i skuadrës “katalunase”, Lionel Messi, njofton “infOSport.mk”. Luis Suarez nga e majta, edhe pse me faul, arriti që të tejkalojë francezin Varane, që më pas të transferojë topin te mjeshtri Lionel Messi, ndërsa kur topi është në këmbët e “pleshtit”, atëherë magjia nuk mungon, ndërsa gjithsesi se nuk mungoi edhe goli, pasi në minutën e 53-të Barcelona avanson me rezultatin 2:1.

Rikujtojmë pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1, pas golave të shënuar nga Luis Suarez (10’) dhe Kristiano Ronaldo (15’), teksa  minutat e fundit të saj ishin të zjarrta, kur fillimisht arbitri kryesor ndëshkoi me të verdhë uruguaianin Suarez dhe kapitenin e “madrilenëve”, Serhio Ramos, që më pas të ndëshkojë edhe Messin pas një starti ndaj Serhio Ramos, teksa kulminacioni erdhi në minutën e fundit kur Serxhi  Roberto goditi pa top brazilianin Marselo, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq të drejtëpërdrejtë.

Arbitri kryesor gaboi edhe në një moment të pak minutave më herët, kur Bejll kishte ndërhyrë në mënyrë të palejuar ndaj Umtitit, mirëpo edhe pse anësori ishte shumë afër, nuk sinjalizoi asgjë drejt arbitrit kryesor.

Leave a Reply