Punë e kryer, Interi bënë për vete Tonaliln!

Interi është në rrugën e duhur për të siguruar mesfushorin e talentuar italian të Breshas, Sandro Tonali. Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, drejtuesit e skuadrës “zikaltër” për shërbimet e 20-vjeçarit do të paguajnë 30 milionë euro, duke shtuar edhe disa shpërblime të lidhura me performancën e tij.

Edhe gazetari “Gianluca Di Marzio” raporton për një marrëveshje që është afër përfundimit mes dy klubeve, pasi Tonali e bëri të qartë se preferenca e tij ishte “San Siro”.

Pavarësisht se u rrit si një tifoz i Milanit, 20 vjeçari po preferon skuadrën e Antonio Kontes, pjesë e të cilës janë edhe mesfushorët e Italisë, Stefano Sensi dhe Nikolo Barella.

Tonali ka shënuar një gol dhe ka asistuar pesë herë në 23 ndeshje në sezonin debutues në “Serie A”.

Juventus, Mançester Junajted, Arsenal, Fiorentina, Barcelona, Napoli dhe PSZH, ishin gjithashtu të interesuar për talentin italian, për të cilin më herët numri një i Breshas, Massimo Cellino kishte thënë se dëshiron 50 milionë euro, mirëpo që kriza e shkaktuar nga “Covid-19”, ka ndikuar në vlerat e transferimeve të futbollistëve në tregun europian.

Leave a Reply