Ibrahimovic nuk do të rinovoj, largohet nga Milani

Ylli suedez, Zlatan Ibrahimovic është në qendër të vëmendjes tash e disa kohë, me emrin e tij që lidhet me rinovimin ose jo të kontratës me Milan.

Sipas raportimeve të fundit të ‘Gazzetta dello Sport’, raporti i 38 vjeçarit me Milan nuk është më ai që ishte në janar, kur lojtari kthehej në skuadër.

Lojtari ka prishur raportet me Ivan Gazidis dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga ‘San Siro’ në fund të këtij sezoni.

Me shumë gjasë, Ibrahimovic do të kthehet në Suedi, për të vazhduar me skuadrën e Hammarby. 

Leave a Reply