Rinovon me Shkupin, Jusufi: Nder të jesh nën urdhërat e Muharem Bajramit dhe nën atmosferën e “Shvercerave”

Mesfushori Fatjon Jusufi do të vazhdojë të mbetet pjesë e FC Shkupit. Jusufi dhe skuadra nga Çairi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër, ndërsa e njejta është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Shkupit.

“Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit, kemi vendosur që të vazhdojmë kontratën edhe për një vit tjetër. Besimi i tyre ndaj meje është pikë mbështetja e kontratës se re, ku me një qasje profesionale dhe me impenjim maksimal që nga fillimi, besoj se do të kemi rezultatet e duhura dhe do të plotësojmë objektivin sezonal. Gjithashtu do të jetë kënaqësi dhe nder të jem nën urdhrat e trajnerit Muharem Bajrami si dhe nën atmosferën e tifozëve tanë “Shvercerave”, ka thënë Jusufi.

Mesfushori te bardheblutë erdhi në qershror të vitit të kaluar, ndërsa deri më tani ka regjistruar 18 paraqitje, 3 gola dhe 3 asiste. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur me Renovën, Partizanin e Tiranës dhe Shirakun e Armenisë.

Leave a Reply