Disfata e Tiranës rihap Superligën shqiptare, Kukësi i Et’hemit futet fuqishëm në garën për titull

Superliga shqiptare është rihaupur sërish, kjo pasi Teuta mposhti kryesuesit e Tiranës me rezultatin 1:0 në kryendeshjen e javës së 29-të, njofton “infOSport.mk”.

Vendimtar goli i Emiljano Vilës, i cili i ka dhënë një “asisit” Kukësit, duke rihapur kampionatin dhe duke ngushtuar diferencën e vendit të parë nga ai i dytë.

Tashmë Kukësi futet fuqishëm në garën për titull, pasi distanca ështe vetëm 6 pikë mes tyre.

Tirana ka 59 pikë, derisa Kukësi i Valon Et’hemit ka 53 pikë, duke lënë pas vetes Skënderbeun me 48 pikë.

Pason Laçi në pozitën e katërt me 46 pikë, Teuta me 44 pikë mban pozitën e 5-të, ndërkohë kampionët në fuqi të Partizanit tashmë ndodhen në pozitën e 6-të me 41 pikë.

Bylisi dhe Vllaznia me 40, gjegjësisht 39 pikë renditen në pozitat 7 dhe 8, derisa në dy pozitat e fundit renditen Luftëtari me 14 pikë dhe Flamurtari me 11 pikë, dy skuadra këto që edicionin e ardhshëm do të luajnë një kategori më poshtë.

Leave a Reply