Maqedoni-Kosovë luhet me 8 tetor

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të gjysmëfinales sē plej of-it në Ligën e Kombeve do të zhvillohet me 8 tetor. Vendimin e ka njoftuar vet UEFA pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar sot, ku në mesin e shumë çështjeve të diskutuara, u vendos edhe për takimet e plej ofit në Ligën e Kombeve. Ndeshja do të luhet në Shkup, por nuk është përcaktuar ende se a do të zhvillohet në praninë e tifozëve. Kujtojmë se takimi Maqedoni-Kosovë duhej të luhej me 26 mars, por e njejta u shty për shkak të koronavirusit. Fituesi i duelit Maqedoni-Kosovë do të luan në finalen e madhe për një vend në Kampionatin Europian kundër çiftit fitues Bjellorusi-Gjeorgji. Finalja zhvillohet me 12 nëntor të këtij viti.

Leave a Reply