Turpërohen 10-1, por pritjet e portierit 17 vjeçar po bëjnë xhiro në rrjetet sociale (VIDEO)

Rostov në Rusi ka probleme dhe një ditë më parë ka zbarkuar në fushë me të rinjtë, si rezultat se futbollistët e ekipit të parë janë izoluar pasi disa prej tyre kanë rezultuar pozitiv me “Covid-19”.

Humbja kundër Sochi ka qenë e thellë, me rezultatin 10-1.

Portieri Denis Popov, vetëm 17 vjeç, ka pasur goxha punë në përballjen e djeshme.

Edhe pse ka pësuar shumë gola, ai ka qenë shpëtimtar në shumë raste të tjera (11 pritje).

Madje ai ka pritur edhe një penallti, si dhe i ka mohuar një perlë lojtarëve kundërshtarë. Popov, me këmbë, ndali një roveshatë, që mund të kishte qenë goli më i bukur i kësaj jave.

Leave a Reply