Bardhi gol në stilin “alla” Messi ndaj Espanjollit (VIDEO)

Enis Bardhi është rikthyer tek goli. Mesfushori shkupjan realizoi një gol në fitoren 3:1 të Levantes ndaj Espanjollit, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky goli i parë pas plotë 12 ndeshjeve për Enis Bardhin, i cili në këtë mënyrë arrinë në shifrën e 3 golave sezonal.

Bardhi shënoi në minutën e 67-të, duke i dhënë avantazhin për herë të dytë Levantes në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të kundër Espanjoll, skuadër kjo e cila me këtë disfatë vetëm se po ngulfatet në pozitën e fundit.

Enis Bardhi gol ndaj Espanjollit

Enis Bardhi shënon në stilin "alla" Messi ndaj Espanjollit

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 20 юни 2020 г.

Ndryshe përveç Bardhit në këtë ndeshje për Levanten shënoi edhe Majoral, ndërsa Pedrosa në minutën e 87-të realizoi në rrjetën e gabuar.

Në anën tjetër golin e vetëm për Espanjollin e realizoi David Lopez.

Falë kësaj fitore, Levante arriti në kuotën e 38 pikëve, duke u renditur në pozitën e 11-të.

Leave a Reply