Shaqiri “tërbohet” me Van Dijk, e merr me shkelma! (VIDEO)

Xherdan Shaqiri “tërbohet” me shokët e skuadrës gjatë një interviste për “LFC TV”. Teksa po jepte intervistën e tij për kanalin zyrtarë të klubit amë, dy bashkëlojtarët e tij, Virxhil van Dijk dhe Xheorxhino Uijnaldum vendosën të provokojnë futbollistin shqiptarë, duke i kaluar rrotull me biçikleta.

E gjithë kjo i ka tërhoqi vëmendjen sulmuesit nga Gjilani, i cili i drejtohet holandezi qartazi: “Ej, ik andej o burrë i dheut”.

Dhe kur fjalët nuk kishin më asnjë ndikim, Shaqiri vendosi ti provojë shqelmat. Normalisht të qeshura nga të dy futbollistët, që po përgatiten për sezonin e ri futbollistik, ku Liverpulli sërish shihet si një ndër kandidatët kryesor për titullin e kampionit, të cilin e riktheu në “Enfilld Roud” pas 30 viteve.

 

Leave a Reply