Në Spanjë janë të sigurtë, Koman merr drejtimin e Barcelonës

Ronald Koman ka mbërritur një ditë më parë në Spanjë, ndërkohë që sot drejtuesit e Barcelonës kanë pasur një takim të rëndësishëm. Shkarkimi i Kike Setien ka mbetur vetëm të zyrtarizohet.

Ndërkohë nga Spanja janë të sigurt se Koman do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Gazetari i ESPN, Moi Llorens, në llogarinë e tij në “Tëitter” e thotë qartë se holandezi është i përzgjedhuri për pankinën e skuadrës “katalunase”.

Koman aktualisht udhëheq Kombëtaren e Holandës, ndërkohë që është përfolur edhe më parë për të drejtuar ish-ekipin e tij.

Kandidatë të tjerë për stolin te Barcelona, ishin edhe kapiteni legjendar i kësaj skuadre, Çavi, si dhe ish trajneri i Totenhamit, Mauricio Poçetino, por në fund drejtuesit kanë preferuar holandezin, i cili një kohë të gjatë ka mbajtur veshur fanellën e Barcelonës, madje duke bartë edhe shiritin e kapitenit.

Leave a Reply