Trofeu i parë në 2020-tën fitohet nga Iniesta dhe Vilja

Trofeun e parë në vitin e ri 2020-të e ka fituar skuadra e Kobes që fitoi në finalen e madhe të Kupës së Japonisë ndaj skuadrës së Kashimas me rezultat 2:0. Finalja u zhvillua në stadiumin nacional të Tokios dhe dy golat e fitores u shënuan nga Inukai dhe Fuxhimoto.

Për ekipin e Kobes luajtën edhe yjet e futbollit europian si Adnres Iniesta, Lukas Podolski dhe David Vila. Ky i fundit zhvilloi edhe ndeshjen e fundit të karrierës si futbollist profesionist. Kjo ishte hera e parë në histori që skuadra e Kobes fiton trofeun e Kupës.

Leave a Reply