Runi rikthehet në Angli si futbollist dhe ndihmës-trajner

Wayne Rooney është zyrtarisht futbollist i Derby County-t, skuadër që militon në Championship. 34-vjeçari ka firmosur për 18 muajt e ardhshëm, pra deri në qershor të vitit 2021, me opsion rinovimin edhe një sezon tjetër. Sulmuesi kthehet në Angli pas përvojës në MLS me D.C. United, do të mbajë numrin 32 mbi fanellë.

Rooney është federuar tashmë si lojtar i Derby County-t dhe mund të debutojë që këtë të enjte kundër Barnsley-t. Në fakt, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”, përveçse futbollist, do të jetë edhe ndihmës i trajnerit Philip Cocu. Në krah të holandezit do të ketë mundësinë të zhvillojë aftësitë e tij si trajner, për të pretenduar me pas marrjen e drejtimit të një skuadre më të madhe.

Leave a Reply