Guardiola “plagosi” Ançelotin me dy “plumba” të Gabriel Zhesus (VIDEO)

Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti mundi Evertonin me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 21-të në Premierligë, ndeshje kjo që përballë vuri dy emra të mëdhenj trajnerësh, Pep Guardiola dhe Karlo Ançeloti, me këtë të fundit që pësoi edhe disfatën e parë nën drejtimin e “karamelëve”.

– Gabriel Zhesus🏟 5 ndeshjet e fundit⚽️7 gola të shënuar

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 1 януари 2020 г.

Të tre golat e këtij takimi u shënuan gjatë pjesës së dytë, me brazilianin Gabriel Zhesus, i cili shënoi që të dy golat për “citizens” në minutat 51 dhe 58, teksa golin e vetëm për skuadrën nga Liverpulli e realizoi një brazilian tjetër, Riçarlison (71’).

Ajo që vlen të ceket, është fakti se falë “dopietës” së sotme, Zhesus arriti në shifrën e 7 golave të shënuar në 5 ndeshjet e fundit, teksa Mançester Siti edhe përkundër fitores mbetet në pozitën e 3-të shumë larg Liverpullit të vendit të parë.

Leave a Reply