Batatina aktivizon fshesën te Llapi, priten plotë 9 largime!

Kur është në pyetje Llapi dhe Tahir Batatina, gjithçka është e mundur. Sipas asaj që raporton “Gazeta SHESHI”, kryetrajneri i skuadrës nga Podujeva pas një mbledhje me bordin drejtues, ku kishin analizuar pjesën vjeshtore të kampionatit, ka vendosur që të përdor “fshesën”, e cila me vete do të marrë plotë 9 futbollistë.

Dy prej tyre veçmë janë ndarë me Llapin, përfshirë këtu tetovarin, Xhelil Abdulla, si dhe ish futbollistin e Rabotniçkit, Blendi Memaj.

Ndërkohë ndër emrat që pritet të largohen nga Llapi, janë edhe Afrim Ademi, Ron Emini, Senad Husiç, Armin Mujkiç, Argjend Mustafa, Erijon Thaqi dhe Enis Zabërgja.

Dyshja e mesfushës Behar Maliqi dhe Mentor Zhdrella mbeten të paprekeshëm, njëjtë sikurse edhe sulmuesi Sebino Plaku.

Llapi synon që gjatë këtij afatit kalimtar ti kryejë tri apo katër transferime, ndërsa deri më tani kanë nënshkruar vetëm me mesfushorin e Flamurtarit nga Prishtina, Egzon Krasniqi.

Leave a Reply