Edhe java e tretë do të zhvillohet në 3 ditë, FC Shkupi luan të premten

Njëjtë sikurse java e dytë në elitën e futbollit vendor, ashtu edhe java e tretë do të zhvillohet në 3 ditë, njofton “infOSport.mk”. Kjo erdhi pas kërkesës së 3 klubeve pjesëmarrëse në Liga Europa, Shkëndijës, Renovës dhe FC Shkupit, skuadra këto që morrën përgjigje pozitive.

Kështu FC Shkupi ndeshjen e javës së tretë kundër Bellasicës në Strumicë do ta zhvillojë të premten (21 gusht), ndërkohë dy skuadrat tetovare ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë të shtunën.

Shkëndija ndeshjen kundër Makedonija GJ.P në Shkup, edhe ashtu duheshe ta zhvillojë të shtunën, kjo për shkak transmetimit të drejtëpërdrejtë në MTV dhe Arena Sport, ndërsa po të njëjtën ditë, ndeshjen e saj në Tetovë do ta zhvillojë edhe Renova kundër Akademia Pandev.

Ndërkohë të dielën në program do jenë vetëm 3 takime. Struga Trim Lum si vendas do të mirëpret Borecin në kërkim të fitores së parë në sezonin e ri, në Manastir, Pelisteri do të jetë nikoqir i Rabotniçkit, ndërkohë derbi ndeshja do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski”, ku mejdanin do të ndajnë Vardari dhe Sileksi, transmeton “infOSport.mk”.

Të gjitha ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë startojnë në ora 17:00.

Rikujtojmë ndeshjet në Liga Europa tre skuadrat tona përfaqësuese, do ti zhvillojnë me 27 gusht. FC Shkupi do të luaj me Neftçi nga Azerbejxhani, Shkëndija përballë Sumgait po nga Azerbejxhani, ndërsa kundërshtarë armen për Renovën, që do të luaj kundër Alashkert.

Leave a Reply