ARSM pret kampionin europian në mundje, Besir Alili

Agjensioni për Rini dhe Sport në krye me drejtorin Darko Kaevski, gjatë ditës së sotme mirëpriti kampionin e Europës në mundje në kategorinë 48 kg për kadetë, Besir Alili, i cili pas shumë viteve i solli një medalje të artë për vendin tonë nga kompeticione të rëndësishme në mundje, njofton “infOSport.mk”.

Kaevski tha se është krenari për Maqedoninë që ka kampion të këtillë si Besiri, i cili pa dyshim se për momentin është ambasadori më i mirë i vendit tonë.

“Maqedonia është krenare për rezultatin dhe të gjithë ishin të tubuar në sheshe për të festuar rezultatin. Ata ishin ambasadorët më të mëdhenj dhe ata dëshmuan se janë përfaqësues të sportit më të popullarizuar në vendin tonë. Në periudhën e ardhshëm presim edhe rezultate edhe më të larta. Besiri është pjesë e ngritjes sportive në këtë sport dhe ai është pjesë e këtij programi me të cilin kemi një kampion evropian. Jam i bindur se në periudhën që pason do të kemi edhe më shumë suksese në këto kategori të sportit. Ne vazhdojmë që këto ambasadorët tanë ti ndihmojmë në garat e mëdha që të arrijnë rezultate të larta. Besojë se këto janë Shaban Sejdiu, Shaban Trstena të ardhshëm”, – u shpreh drejtori i Agjencisë për Sport, Darko Kaevski.

Kampioni Alili që më së miri flet në mejdanin e mundjes përballë kundërshtarëve, me pak fjalë u shpreh: “Ju falemenderit të githëve për këtë përkrahje. Shpresoj se do ju sjellë edhe medalje tjera, edhe atë nga Olimpiada, medalje Botërore. Ky është vetëm fillimi. Tashmë më pret punë edhe më e madhe, duhet të stërvitem edhe më shumë”.

Besir Alili u shpall kampion i Europës fundjavën që lamë pas në Faenza të Italisë, pasi në finalen e madhe mundi armenin, Harutyun Hovhannisyan.

Leave a Reply