Maldini poston një foto me fanellën e dytë të Milanit në rrjetet sociale, vjen ngacmimi i Totit!  

Paolo Maldini ka postuar një fotografi me fanellën e dytë të Milanit, ngjyra e bardhë e së cilës i kujton ish-kapitenit finalet e shumta të luajtura gjatë karrierës së tij legjendare.

Në fakt, drejtori ka ofruar dy shkrepje dhe te njëra mbi fanellë dallohet emri i tij. Kaq ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale me shumë yje të futbollit që kanë dhënë pëlqimin ndaj postimit në fjalë.

Mes komentuesve të shumtë ka qenë edhe legjenda e Romës, Françesko Toti, që e ka pyetur Maldinin nëse ka ndër mend t’i rikthehet futbollit të luajtur, ndërsa Xhon Terri e ka cilësuar si legjendë.

Leave a Reply