Shihni çfarë mirëpritje i bëjnë Suarezit te Atl. Madridi (VIDEO)

Pasditën e sotme Atletiko Madridi zhyrtarizoi sulmuesin uruguaian Luis Suarez, i cili te skuadra nga “Vanda Metropolitano” erdhi nga rradhët e Barcelonës.

Menjëherë pasi hodhi firmën në kontratë, sulmuesi uruguaian mori pjesë në seancën stërvitore të skuadrës madrilene.

Dhe si çdo lojtar i ri në ekip, Suarez pasi u përshëndet me trajnerin Diego Simeone, nuk i shpëtoi traditës për të kaluar në tunelin e krijuar nga shokët e skuadrës, të cilët në këtë mënyrë i dëshiruan mirëseardhje uruguaianit, i cili në 191 ndeshje të zhvilluara në La Liga ka realizuar 141 gola.

Leave a Reply