Java e 7-të në LPFM ndërron termin, gjithçka nis nesër me ndeshjen në Veles

Java e 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë starton sot me ndeshjen në Veles, aty ku mejdanin do të ndajnë Boreci vendas dhe Rabotniçki, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra vendase ka bërë një start të vrrullshëm, teksa në 6 xhirot e para ka grumbulluar 11 pikë, duke u renditur në pozitën e 3-të, pozitë kjo që me siguri se ka vënë në siklet trajnerin e “romantikëve”, Ratko Dostaniq, i cili për ti prishur matematikat homologut të tij, Gorazd Mihajllov, do të duhet të udhëheq skuadrën e tij në perfekcion, që do të thotë duhet shmangur gabimeve dhe të shfrytëzojë në maksimum rastet eventuale.

Për dallim nga dita e shtunë, të dielën në program janë plotë 5 takime. Struga Trim Lum do ti bëjë konak FC Shkupit, që fundjavën që lamë pas në një ndeshje infarkt, vetëm në frymën e fundit mundi Renovën. Shkëndija që me dinjitet u përshëndet nga Liga Europa, pas disfatës 3:1 ndaj Totenhamit, tashmë i kthehet realitetit, ku e pret ndeshja me Pelisterin në Manastir, Renova në Tetovë do të mirëpret Makedonija GJ.P, derisa në Strumicë Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Sileksit.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet në stadiumin kryesor pranë FFM-së, është ajo midis Vardarit dhe Bellasicës, te e cila skuadër në bankinë do të debutojë ish trajneri i FC Shkupit, Shefki Arifovski.

Për dallim nga xhirot e mëparshme, xhiroja e kësaj fundjave do të ndërroj edhe termin pasi që ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 15:00.

LPFMV – Java 7

Boreci 26.09 (15:00h) Rabotniçki
Struga T&L 27.09 (15:00h) FC Shkupi
Pelisteri 27.09 (15:00h) Shkëndija
Renova 27.09 (15:00h) Mak.GJ.P
Ak.Pandev 27.09 (15:00h) Sileksi
Vardari 27.09 (15:00h) Bellasica

Leave a Reply