Pas Gëtces PSV Ajndhoven transferon  edhe mesfushorin e Bajernit të Munihut

Mesfushori i Bajernit të Munihut,21-vjeçari Adrian Fajn do të vazhdojë karrierën në Holandë te skuadra e PSV Ajndhoven, aty ku pritet që të bashkohet me Mario Gëtcen.

Fajn te PSV-ja do të luaj në formë huazimi për një sezon, me ekipin holandez që në fund të sezonit do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit të talentuar gjerman.

Gjatë sezonit aktual Fajn ka zhvilluar vetëm një ndeshje, duke shënuar edhe një gol për ekipin e dytë të “bavarezëve” që garon në Ligën e tretë.

Ai gjatë sezonit të kaluar në formë huazimi kishte luajtur me Hamburgun.

Leave a Reply