Maqedonia e Veriut megjithatë nuk turpërohet, kthehet me barazim nga Estonia (VIDEO)

Maqedonia e Veriut ishte shumë pranë disfatës në transfertën ndaj Estonisë, mirëpo falë angazhimit maksimal të futbollistëve “verdhekuq” në 15 minutat e fundit të takimit, në fund ata nga Talini u rikthyen me një barazim 3:3, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Igor Angellovski deri në minutën e 76-të ishin në disavantazh prej dy golash (3:1), mirëpo falë golave të shënuar nga Goran Pandev (80’) dhe Gjorgji Zajkov (88’), në fund nuk u turpëruan dhe të pamposhtur rikthehen në Shkup, madje duke vazhduar të mbajnë pozitën e parë në grupin 2 të Ligës “C” me 5 pikë, kjo falë edhe barazimit 2:2 të Gjeorgjisë në transfertën ndaj Armenisë.

Ndryshe ndeshja nisi shumë mirë për Maqedoninë e Veriut, që pa lëshuar asnjë goditje brenda kuadrantit të portës kundërshtare avansoi që në minutën e 3-të, kjo falë gafës të mbrojtësit Kuusk dhe portierit Hein.

Mirëpo që punët nuk do shkojnë mirë për Maqedoninë e Veriut në këtë përballje, paralajmëroi goli i barazimit në minutën e 33-të, kur estonezët shënuan shumë lehtë përmes disa kombinimeve perfekte. Sinjavski mjaft mirë i iku në të majtë Ristovskit, që nuk arriti të mbulojë me kohë një top dedikuar për futbollistin estonez, i cili me një pasim të saktë gjeti në shtyllën e parë sulmuesin Sapinen, i cili nuk fali dhe shënoi në rrjetën e Shishkovskit për barazim të rezultatit në 1:1.

Në fillim të pjesës së dytë Angellovski largoi nga loja Ferhan Hasani, dhe inkuadroi Enis Bardhin, mirëpo edhe përkundër këtij ndryshimi, ishin estonezët që shënuan në rrjetën e Shishkovskit golin e dytë në minutën e 61-të me anë të sulmuesit Sapinen.

Kjo alarmoi edhe më shumë trajnerin Angellovski që në minutën e 64-të bëri dy zëvendësime përnjëherë, duke inkuadruar në lojë Goran Pandevin dhe Ilijia Nestorovskin.

Vetëm 3 minuta pas inkuadrimit të tyre në lojë, Maqedonia përfitoi një penalti pas prekjes me dorë të topit nga ana e futbollistit estonez, Baranov, mirëpo Aleksandar Trajkovski goditi vetëm shtyllën, duke mos shënuar edhe nga pika e bardhë.

Dhe kur nuk shënon, vjen dënimi, ndërsa një gjë e tillë ju ndodhi futbollistëve të Angellovskit, të cilët në minutën e 76-të kapituluan edhe për herë të tretë. Atë që Trajkovski nuk mundi ta bëjë në të 67-tën, në anën tjetër pa shumë probleme e bëri Liivak, i cili shënoi nga penaltia për rezultat 3:1.

Ky gol paralajmëroi fitoren e Estonisë, por njëkohësisht edhe trajnerin Angellovski, i cili në minutën e 79-të vendosi që në lojë të inkuadrojë edhe dy sulmues të tjerë, Velkoski dhe Stojanovski.

Dhe Pandev vetëm një minutë pas inkuadrimit të tyre arriti që të ngushtojë epërsinë e Estonisë në 3:2, ndërsa dy minuta para fundit të takimit, Gjorgji Zajkov pas një tollovie të shfaqur para portës së estonezëve arriti që të barazoj rezultatin në 3:3, duke mbajtur kështu në pozitën e parë Maqedoninë e Veriut në kuadër të grupit 2 të Ligës “C”.

Pas 3 xhirove të para Maqedonia e Veriut ka 5 pikë, po aq sa ka edhe Gjeorgjia në pozitën e dytë, me të cilën kombëtare “verdhekuqtë” do të takohen me 14 tetor në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Mbyllet ndeshja në TalinESTONIA – MAQEDONIA 3️⃣:3️⃣

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 11 октомври 2020 г.

Leave a Reply