“Covid 19”, 4 e më shumë futbollistë rezultojnë pozitiv te Kosova U21!

“Covid 19” ka prekur edhe përfaqësuesen shpresa të Kosovës. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë trajneri i tyre, Rafet Prekazi, përmes një intervistë për Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk dihet numri i saktë i lojtarëve që kane rezultuar pozitiv por mund të jetë mbi katër.

Trajneri dhe lojtarët aktualisht janë të izoluar duke e shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Rafet Prekazi ka njoftuar se vetë është mirë me shëndet derisa po pret për të parë listën e lojtarëve që kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Kujtojmë “Dardanët” e rinj nesër (13 tetor) me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballen me Andorën në kuadër të grupit 3 eliminatorë për kualifikim në Europianin e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply