Dështon transferimi, tetovari Valon Et’hemi mbetet pa skuadër!

Momente jo të mira në karrierën e tetovarit, Valon Et’hemi, i cili për momentin është pa skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese u largua nga Kukësi gjatë merkatos së verës pas mbylljes së kontratës edhe pse drejtuesit e skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë pretendonin të kundërtën.

Et’hemi mori dritën jeshile nga FSHF-ja për të firmosur me një tjetër skuadër, por deri më tani nuk është arritur ende asgjë zyrtare.

Pak ditë më parë Et’hemi ishte një hap larg firmës me Lokomotivën e Zagrebit, por kjo pistë dështoi.

Et’hemi nisi negociatat me skuadrën turke të Instanbulspor,  dhe kur mendohej se firma do të ishte thjeshtë një formalitet, në fund dështoi edhe kjo pistë.

Siç raportojnë mediat në Turqi, kjo tratativ nuk u mbyll me sukses pasi skuadra turke duheshe t’i paguajë rreth 60 mijë euro Kukësit për taksën e formimit të lojtarit. Një gjë e tillë është refuzuar nga Instanbulspor dhe Et’hemi për momentin është pa skuadër.  Për t’iu bashkuar Istanbulsporit, Valon Et’hemi duhet të pres edhe 3 muaj të tjerë, pasi në atë mënyrë skuadra turke nuk do të paguante taksën prej 60 mijë eurove Kukësit dhe do të bënte një marrëveshje të drejtëpërdrejtë me vetë futbollistin.

Leave a Reply