Ibrahimoviç thumbon Ronaldon në mënyrë indirekte

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovië në mënyrë indirekte i përgjigjet yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo, duke u kërkuar njerëzve që ‘të mos sfidojnë COVID-19 dhe të respektojnë rregullat’.

Ylli suedez i inkurajoi italianët që të mbanin ‘distancë’ dhe të mbanin maska ​​në betejën kundër koronavirusit.

Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër”, Ronaldo kishte mbetur i zhgënjyer që për shkak “Covid 19” nuk kishte qenë në gjendje për të ndihmuar skuadrën përballë Barcelonës, edhe pse ndihej “mirë dhe i shëndetshëm”.

Ibrahimoviç është përgjigjur indirekt duke bërë shaka se njerëzit duhet të respektojnë rregullat pasi “ju nuk jeni Zlatan”.

“Virusi më sfidoi dhe unë fitova. Por, ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin”.

“Përdorni kokën, respektoni rregullat: distancën dhe shenjën, gjithmonë. Ne do të fitojmë!”, ka shkruar Ibrahimoviç në Instagram.

Ndryshe, Ibrahimoviç mposhti koronavirusin, ndërsa u rikthye në formë të lartë duke shënuar dy gola ndaj Interit dhe dy gola tjerë ndaj Romës.

Leave a Reply