Mançester Siti tremb Interin, i ofron dyfishin e pagës mbrojtësit “zikaltër”!

Alessandro Bastoni ka edhe tre vite kontratë me Interin, drejtuesit e së cilës skuadër po mendojnë ti ofrojnë atij një kontratë të re edhe më afatgjate.

Bastoni te Interi arriti para tre vitesh nga rradhët e Atalantas për shumën e 31 milion eurove. Ai  bëri një sezon shumë të mirë me “neroaxurrët”, duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Antonio Konte.

Ndërkohë “Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi dëshiron t’i ofrojë një marrëveshje të re mbrojtësit italian, kuptohet me rritje page. Aktualisht 21-vjeçari përfiton 1.5 milion euro në sezon dhe me kontratën e re Bastoni do të përfitojë dyfishin.

Mirëpo edhe shifra prej 3 milion eurove nuk e bindin menaxherin e mbrojtësit, ndërkohë që është parashikuar edhe një takim në javët e ardhshme.

Bastoni është tifoz i Interit, por interesimi i Manchester Sitit mund të jetë “tundues” dhe t’i sigurojë atij më shumë të ardhura.

Leave a Reply