Milionat angleze “vërbojnë” turkun Hakan Çalhanogllu!

Milionat angleze si duket do të vërbojnë mesfushorin turk të Milanit, Hakan Çalhanoglu, për shërbimet e të cilit interes ka shfaqur skuadra gjigande nga Anglia, Mançester Junajted.

Mesfushori turk është duke kaluar një formë të shkëlqyeshme tek Milani, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e viti 2021.

Kjo gjë ka mjaftuar për “Djajtë e Kuq” të cilët për 26 vjeçarin turk janë duke bërë gati një ofertë afatgjate prej 5 vitesh me një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh, shumë kjo më e lartë se ajo që e merr te Milani aktualisht.

Mbetet të shihet nëse edhe “rossonerët” do i ofronin një shumë të tillë, për të bindur turkun që të qëndrojë në “San Siro”.

Çalhanogllu pjesë e Milanit është që nga korriku i vitit 2017-të, kur erdhi nga rradhët e Bajer Leverkusenit.

Leave a Reply