Juventusi në “pole-position” për Emerson

Juventusi po udhëheq garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseas, Emerson Palmieri, njofton “Calciomercato”.

Inter ka qenë gjithashtu shumë e interesuar për transferimin e tij, mirëpo “Zonja e Vjetër” po bën gati ofertën që këtë janar ta transferojë atë në Torino në formë huazimi dhe pastaj me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Emerson nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard te Çelzi, ndërsa më së miri e vërteton edhe fakti se braziliani këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me skuadrën londineze, ashtu që largimi nga “Stemford Brixh” duket zgjidhja e vetme.

 

Leave a Reply