Ronaldo e dëshiron Di Marian te Juventusi!

Kristiano Ronaldo dhe Anhel Di Maria  mund të luajnë sërish bashkë, këtë herë te Juventusi. Që të dy kishin luajtur bashkë te Reali i Madridit, kur edhe kishin krijuar një miqësi shumë të mirë.

Për këtë arsye, Ronaldo i ka bërë një ftesë sulmuesit anësor argjentinas të PSZH-së që t’i bashkohet te “Zonja e Vjetër”.

Sigurisht që edhe kampionët e Italisë mund ta marrin shumë seriozisht këtë mundësi, duke parë se Di Maria do të zbarkonte në Torino me parametër zero dhe nuk kërkon një rrogë stratosferike.

Kontrata aktuale e Di Marias me Paris Sen Zhermenin skadon verën e vitit 2021.

Leave a Reply