Klaus Gjasula i bashkohet Shqipërisë

Kombëtares së Shqipërisë gjatë ditës së sotme i është bashkuar edhe mesfushori, Klaus Gjasula. Futbollisti i Hamburgut ka zbarkuar herët në mëngjes në aeroportin “Nënë Tereza” të kryeqytetit shqiptarë.

30-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar më vonë se futbollistët e tjerë për shkak të angazhimit në kampionat me ekipin e tij Hamburgun.

Mes mungesave të rëndësishme në radhët e ekipit kuqezi, si: Strakosha, Kumbulla, Trashi, etj., Gjasula i jep siguri trajnerit Reja për dy ndeshjet e fundit të fazës së parë të Ligës së Kombeve, ku ekipi ‘kuqezi” do të kërkojë medoemos sigurimin e vendit të parë në grupin 4 të Ligës “C”.

Me 5 pikë aktualisht Shqipëria ndanë pozitën e dytë me Lituaninë, ndërkohë vendi i parë mbahet nga Bjellorusia, që ka 7 pikë.

Ndeshjen e parë të këtij nëntori Shqipëria do ta zhvillojë kundër Kazakistanit  me datë 15, ndërsa 3 ditë më vonë do të përballet me Bjellrusinë, ndoshta në ndeshjen vendimtare që mund të vendos edhe për pozitën e parë në grup.

Leave a Reply