Pritje ashtu siç i ka hije shqiptarit: “Mirë se vini vëllezër”, kuqezinjtë priten me shumë dashuri në Dardani

Në këto momente në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë takimin e tyre po e zhvillojnë shpresat e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kuqezinjtë” e vegjël janë akomoduar në një nga hotelet luksoze në Prishtinë, ku edhe iu është bërë  një mikpritje shumë e ëmbël.

Në hyrjen e hotelit është një pankartë e madhe ku shkruhet “Mirë se vini vëllezër”.

Pritje shumë e ëmbël e Kosovës ndaj kombëtares shqiptare, që pas 45 minutave të para po avanson me rezultatin 1:0 falë golit të shënuar nga Enis Çokaj në minutën e 35-të.

Leave a Reply